Ndryshimet kushtetuese, Kume: Me referendum, jo për interesa politike
Kushtetuta nuk duhet te jete nje produkt politik, nderhyrjet ne të duhet te jene tersore dhe te konsultuara gjeresisht me ekseprtet dhe grupet e interesit me qëllim dhënien e garancive për një jetëgjatësi të saj në kohë.Ky eshte qendrimi i juristit, Kristaq Kume, ku sipas tij ndryshimet duhet te reflektojnë nevojat reale dhe jo interesat politike, duke hequr dore nga praktikat e meparshme, ku Kushtetuta u ndryshua ne vetem 24 ore.Sipas Kumes, eshte mire qe ndryshimet e Kushtetutes, te miratohen me referendum popullor, ashtu dhe si ligji themeltar i shtetit mori jete.Rishikimi i Kushtetutes u pa si nevoje ne 15- vjetorin e krijimit te ketij dokumenti themeltar te shtetit. Një vëmendje të veçantë përmirësimit të Kushtetutës dhe rolit të saj në ndarjen e pushteteve i kushton dhe progres-raporti i fundit i Bashkimit Europian.