Arratisja "shkrin" policinë e burgut të Drenovës, 21 punonjësit në pranga

Vetëm pak minuta pas paralajmërimit të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, se do të dalin para drejtësisë përgjegjësit e arratisjes së 7 të burgosurve në burgun e Drenovës ka ardhur dhe reagimi konkret i Prokurorisë së qarkut të Korçës.Organi i akuzës ka urdhëruar arrestimin e 21 punonjësve të burgut të Drenovës, të gjithë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.“21 punonjësit e burgut akuzohen për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së 7 të burgosurve” thekson prokuroria.Udhëri është vënë në zbatim menjëherë nga policia e Korcës duke vënë në pranga 21 punonjësit e burgut. Ndërkaq Prokuroria e Korçës vijon hetimet për të zbuluar përgjegjësinë e punonjësve publikë në këtë ngjarje.Emrat e punonjesve te policise te burgut te Drenoves, te arrestuar me urdher te prokurorise se rrethit gjyqesor Korçë1. Altin Sulo2. Shpëtim Peronka3. Sotir Tanushi4. Valdet Brahollari5. Ardian Lenellari6. Valter Gjalpi7. Jani Mitre8. Gjergj Këllezi9. Bledi Hysolli10. Margel Rushani11. Riza Spahiu12. Ferdinand Delimoni13. Artan Larti14. Tërpo Gjamo15. Edmond Qarri16. Spartak Marko17. Bledar Kollçinaku18. Arben Totka19. Luan Liçkollari20. Suzana Sejdarasi21. Luljeta Dvorani

Hetimet për arratisjen në burgun e Drenovës

Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Informativ Shtetëror, ka zhvilluar hetime të plota dhe të shpejta për zbulimin e 7 personave të arratisur nga burgu i Drenovës, në Korçë mbrëmjen e së shtunës .Pas komunikimit intensiv ndërmjet titullarëve të institucioneve, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar Drejtorin e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme për të ndjekur nga pranë të gjithë procesin hetimor të zhvilluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë për rikthimin në burg të 7 të dënuarve.Operacioni për zbulimin e vendndodhjes së të arratisurve ka nisur vetëm pak minuta pasi është mësuar se ata janë larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, është arritur të lokalizohen në një kohë shumë të shpejtë disa prej të arratisurve.Po ashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe në bazë të informacioneve të mbërritura nga Shërbimi Informativ Shtetëror, është bërë e mundur të evidentohen dhe lokalizohen disa bashkëpunëtorë të jashtëm të personave të dënuar, të cilët arritën të thyenin sigurinë e burgut të Drenovës. Gjithashtu, u arrit të përcaktohet përgjegjësia e punonjësve të policisë së institucionit të vuajtjes së dënimit.Evidentimi i bashkëpunëtorëve ndihmoi në shpejtimin e veprimeve hetimore, si edhe në përcaktimin e rolit dhe përgjegjësive të personave të përfshirë në këtë ngjarje.Në bazë të veprimeve hetimore, në një kohë shumë të shkurtër u arrit të lokalizoheshin disa prej të dënuarve të arratisur, gjë e cila u shoqërua me arrestimin nga ana e Policisë së Shtetit e personit të parë mbrëmjen e djeshme dhe më pas me arrestimin e 3 të dënuarve të tjerë gjatë ditës së dielë.Ndërkohë, Prokuroria e Korçës ka urdhëruar arrestimin e 21 punonjësve të policisë së burgut të Drenovës, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme e Policinë e Shtetit Hetimet po vijojnë në mënyrë intensive hetimet për gjetjen e 3 personave të tjerë të arratisur, si edhe për të faktuar plotësisht mekanizmin e arratisjes.Masa Administrative në disa IEVP të venditDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije, se në vazhdim të masave të marra gjatë kontrolleve të ushtruara së fundmi nga DPBSH përkatësisht në IEVP Rrogozhinë, Durrës, Fushë- Krujë, Vaqarr janë konstatuar sende të paligjshme, si telefona celularë dhe pije alkoolike.Sa më sipër, në zbatim të përmirësimit dhe rritjes së standardeve të sigurisë në IEVP-të e vendit, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë marrë këto masa administrative:Largim nga detyraKryekomisar Arben Haxho, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Fushë- KrujëKryekomisar Besim Rama, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP RrogozhinëKryekomisar Albert Muça, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP DurrësKryekomisar Behar Bregu, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP VaqarrDrejtues Bardhyl Lloha, përgjegjës informacioni në DPBParalajmërim për largim nga detyraBardhyl Faskaj, Drejtor i IEVP VaqarrAstrit Kotaj, IEVP DurrësRamazan Hoxha, IEVP Fushë- KrujëFerdinand Doksani, IEVP RrogozhinëDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se kontrollet do të jenë intensive edhe në vazhdim dhe DPB do të jetë rigoroze në dhënien e masave të duhura, për të synuar drejt një sistemi sa më afër standardeve të kërkuara.