Dibër, pranga drejtorit të patentave e financieres për shpërdorim detyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2013, 19:01
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Dibër për shpërdorim detyre. Sipas Ministrisë së Brendshme të arrestuar janë shtetasit Fadil Bregu dhe Edlira Hoxha.Fadil Bregu ka ushtruar detyrën e drejtorit të Patentave në Dibër, ndërsa Edlira Hoxha, detyrën e shefes së Financës.Të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas ministrisë së Brendshme, të arrestuarit kanë dhënë disa paga për punonjës fiktivë.