Gjiknuri: Klik Ekspo Group, promotor investimesh të industrisë rendë
Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group, stendat e tij janë vizituar nga Ministri i Industrisë dhe Energjitikes, Damian Gjiknuri dhe zevendes.Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.Kompanitë e mëdha energjetike të pranishme në panair të ardhura nga vendet kryesore të Evropës dhe Azisë gjatë bisedave që zhvilluan me Ministrin e Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri shprehën vlerësimin e tyre maksimal për mbështetjen e dhenë.
Ndersa zevendes.Ministrja pa disa stenda si ato te armeve, veshjeve te forcave RENEA etj, Gjiknuri u ndal per t’iu percjelle nje mesazh te gjithe shqiptareve rreth bashkepunimit tone te vazhdueshem me vendet fqinje.“Ky aktivitet sot është një shenjë e mirë që biznesi i huaj është shumë i interesuar për investimet në Shqipëri. Këto janë tentativa të qarta nga shumë biznese, të cilat shohin klimën e krijuar nga qeverisja e re, mundësitë, transparencë, hapja e tregut dhe mundësitë e reja që krijojmë për të gjitha kompanitë të cilat vërtetë duan të investojnë në Shqipëri. Unë jam pikërisht këtu në emër të Qeverisë shqiptare, ashtu siç do të vijnë dhe kolegët e mi, për të dhënë mbështetjen dhe treguar që të gjitha kompanitë e huaja që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri, janë të mirëpritura. Shqipëria nuk do të bëhet më pengesë për hyrjen e tyre. Përkundrazi, do të krijohen të gjitha mundësitë që gara të jetë transparente dhe biznesi i tyre të jetë i sigurtë, përkundër atyre thirrjeve që propagandojnë që Shqipëria po i dëbon investitorët e huaj. Doja të jepja këtë mesazh për këdo të interesuar që vendi mirëpret çdo investim të huaj. Kushtet sa vijnë dhe do të jenë më të mira për ta”, – tha ai.Më tej, Ministri Gjiknuri është ndalur në të gjitha stendat e Panairit ku është njohur nga afër me produktet e sjella nga kompanitë më në zë ndërkombëtare dhe ato vendase, në edicionin e 20 të Panairit Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group.Në ditën e dytë të këtij Panairi, është vënë re një interes shumë i madh i qytetarëve dhe biznesmenëve shqiptar, të cilat kanë vizituar ambientet e Panairit Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group pranë Pallatit të Kongreseve.Veç interesit të qytetarëve të thjeshtë , është vënë re dhe një interes shumë i madh i bizneseve vendase, të cilat kanë parë Panairin Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group si mundësinë më të mirë për të lidhur kontrata bashkëpunimi me kompanitë më të njohura ndërkombëtare.Ministri Panairiti: Prodhimet më të mira shqiptare në Klik Ekspo GroupRreth 70 biznese shqiptare në sektorin e agroindustrisë janë prezente me prodhimet e tyre në njerin nga sallonet e Panairi të Klik Ekspo Group që është hapur që prej së shtunës në Tiranë. Të vendosura në njërin prej kateve të Pallatiti të Kongreseve, aty ku dhe po zhvillohet Panairi Ndërkombëtar, bizneset kanë qenë ndër më të kërkuara dhe vizituarat nga publiku.
Pjesë e vizitorëve ishte gjatë kësaj së djele dhe ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti i cili shoqërohej nga zëvendës.ministri Alban Zusi dhe stafi i tij.Ministri Panairit u ndal fillimisht te stenda e Ministrisë së Bujqësisë dhe stenda e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ku dhe u takua me vizitorët, të cilët ishin të interesuar për situatën aktuale dhe për mundësitë e përfitimit të subvencioneve shtetërore.Panariti, gjatë qëndrimit në këto stenda u bëri thirrje agropërpunuesve dhe fermerëve që të bëhen pjesë e politikave mbështetëse të qeverisë. Më pas, Ministri i shoqëruar dhe nga zëvendësministri i Bujqësisë ka vizituar të gjitha stendat e kompanive të agropërpunimit.
Në bisedat me pronarët dhe administratorët e këtyre bizneseve që mbajnë markën “Made in Albania”, ministri i Bujqësisë u informua rreth procesit të prodhimit, rrjetin e shpërndarjes, cilësinë e prodhimeve, tregun e shitjes dhe detaje të tjera. Ai përgëzoi dhe nxitit të gjithë prodhuesit për iniciativat e ndërmarra dhe për suksesin e aritur në tregun vendas dhe tregjet e huaja.Salloni Ndërkombëtar i AgrobiznesitKlik Ekspo Group, si një ndër risitë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës ka sjellë Sallonin e Agrobiznesit. Duke parë kërkesat e vetë biznesit të huaj dhe vendas, por dhe kërkesën e publikut, drejtuesit e Klik kanë organizuar një sallon të veçantë me mbi 70 biznese të agropërpunimit. Kati i nëndheshëm i Pallatit të Kongreseve është bërë streha e të gjithë të interesuarve dhe fansave të ushqimeve. Kështu aty gjen kantinat dhe verat më të mira shqiptare, fabrikat e vajit të ullirit, prodhuesit e mjaltit natyral, përpunuesit e qumështit dhe mishit, prodhuesit e nënprodukteve të brumit, bulmetet më të shijshme shqiptare, përpunuesit e kafesë dhe shumë emra të tjerë të njohur shqiptarë. Drejtues të Klik Ekspo Group thonë se “bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë dhe Klik Ekspo Group, është dëshmi e një parteneriteti të suksesshëm.Falë angazhimit të vetë Ministrit Panariti, ky sallon do të paraqesë produktet e kompanive më të sukseeshme shqiptare në fushën e ushqimit dhe bujqësisë, produkte këto bio dhe të cilat kërkohen gjërësisht në tregjet e rajonit dhe më gjerë. Por në të njëjtën kohë, bashkëpunimi i Klik Ekspo Group bëri të mundur që këtij Salloni t’i bashkohen edhe kompanitë më në zë ndërkombëtare në këtë fushë, për të sjellë përvojat dhe produktet të vlerësuara në mbarë botën.Dhe falë kësaj, gara e pafund kundër produkteve të importuara nxit fabrikat vendase për të kërkuar cilësi të lartë, teknologji të avancuar, investim në imazh dhe përpjekje për orientim të konsumit hap pas hapi”. Salloni Ndërkombëtar i bujqësisë dhe industrisë ushqimore është realizuar nën patronazhin dhe pjesëmarrjen aktive të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Gjatë ditëve të Panairit, veç ekspozimit të produkteve të dhjetëra kompanive, në këtë sallon do të organizohen dhe festivale gastronomike, degustime të verës dhe sfilata.