Kosova në OKB? Daçiç: S’e japim pëlqimin për anëtarësimin
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të japë pëlqimin për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.Siç transmetojnë mediat serbe, Daçiç ka deklaruar se për një gjë të tillë as nuk mund të flitet, përderisa ka vende që mbështesin “qëndrimin parimor” të Serbisë.“Kurrë nuk do të pajtohemi me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe çdo gjë tjetër mund të jetë anashkalim i procedurës, në të cilën Këshilli i Sigurimit ka fjalën e fundit”, ka thënë Daçiç.Komentet e tij pasojnë deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se është paraparë që Prishtina në gjysmën e parë të vitit 2014, të paraqesë kërkesa për anëtarësim në dy-tri agjenci të OKB-së.