Urdhëri, ushtarët francezë largohen nga Kosova gjatë vitit të ardhshëm

Rreth 300 francezë, me vendim të kryetarit të Francës François Hollande do të braktisin veriun e Kosovës në gjysmën e vitit të ardhshëm.Presidenti francez ka thënë se vendimi për tërheqje nga Kosova është marrë për shkak të vështirësive që Franca ka në Afrikë, shkruajnë mediat gjermane.Për këtë vendim, Parisi i ka njoftuar vendet anëtare të NATO-s, nëpëmjet një dokumenti të brendshëm.Pra, nga veriu i Kosovës do të largohen 300 ushtarë francezë të stacionuar atje dhe se në shtabin e KFOR -it do të mbeten 11 oficerë dhe 39 policë të cilët gjenden në përbërje të EULEX-it, shkruan Ekspres.Në mesazhin dërguar vendeve anëtare të NATO-s Franca vendimin e arsyeton me vlerësimin se në Kosovë nuk ka më kërcënim ushtarak dhe se situata e përgjithshme e sigurisë lejon këtë tërheqje.