Veselinoviç, 9 muaj burg me kusht për armëmbajtje pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2013, 22:21
Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e shpalli Zharko Veselinoviç fajtor për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe e dënoi atë me nëntë muaj burgim me kusht për një periudhë dy vjeçare, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.Akuza për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve është ndarë (është shkëputur ligjërisht) nga akuza për tentim vrasje të rëndë, për të cilën është ngritur aktakuza kundër Veselinoviç, e cila është në pritje të konfirmimit.Prokuroria dhe të pandehurit kanë të drejtë të ankohen kundër këtij vendimi.