Kuvendi miraton buxhetin për 2014, Thaçi: Paga më të larta
Projektligji për Buxhetin e viti 2014 është miratuar me 59 vota për, 31 kundër dhe 1 abstenim, pas një debati shumë orësh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Me gjithë kundërshtimin e opozitës, projektbuxheti mori vizën në lexim të parë.Pas një debati të gjatë në Kuvendin e Kosovës me 58 vota për, 31 kundër dhe një abstenim ka kaluar në lexim të parë projektligji për buxhetin e vitit 2014.Deputetët opozitarë duke e shqyrtuar projektligjin për buxhetin e vitit 2014, kritikat e tyre rreth këtij buxhet.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë buxhetin për vitin 2014, duke thënë se do të mundësojë rritjen e pagave ashtu siç ka premtuar për 100 për qind, në mandatin e ardhshëm, 2014-2018.Ai ka theksuar se do të vazhdojnë me rritjen ekonomike, qeverisjen e mirë, integrimet evropiane, me përmirësimin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Kreu i Qeverisë ka theksuar se kanë premtuar rritjen e pagave në vitin 2010 për 50 për qind, për mësimdhënësit, mjekët, policët, pjesëtarët e FSK-së, pensionistët, veteranët, familjet e dëshmorëve, zjarrfikësit, dhe e kanë realizuar.“Ne e kemi mbajtur premtimin për rritjen 50 për qind, të të gjitha këtyre kategorive, për mandatin e parë. Por kam premtuar dhe do të realizohet edhe një rritje tjetër për këto kategori gjatë këtij mandati. Ndërsa, për mandatin e ardhshëm 2014-2018 kam premtuar dhe do ta mbaj atë premtim rritje graduale për të gjitha këto kategori në katër vitet e ardhshëm, për mësimdhënësit, punonjësit universitar, shkollave të mesme, fillor dhe parafillorë, për policët, mjekët, shërbyesit civil, pjesëtarët e FSK-së, pjesëtarët e sistemit të drejtësisë, familjet e dëshmorëve, veteranët, pensionisteve, kam premtuar rritje dhe një rritje e tillë do të ndodhë deri në qershor të vitit 2014, ndërsa, rritja tjetër do të ndodhë deri në vitin 2018. Ky është premtimi im, zotimi im dhe vendimi im, natyrisht me vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Thaçi.Kryeministri ka folur edhe për investimet që ka bërë Qeveria e udhëhequr nga ai, nëpër komunat e Kosovës, duke thënë se investimet kapitale që kanë ndodhur në Komunat e Kosovës kurrë në asnjë rrethanë nuk janë shikuar, siç pretendohet ndonjëherë se kush e udhëheq atë Komunë. Ai ka thënë se vetëm në Prishtinë, janë investuar 110 milion euro, pastaj në Prizreni me mbi 100 milion euro.