Bild: Greqia nuk bën lëshime për emrin e Maqedonisë

Ministri i jashtëm suedez, Karl Bild ka theksuar se Greqia nuk po tregon se do të bëjë lëshime sa i përket kontestit të emrit.“Greqia nuk po tregon se po planifikon që të bëj hapa para në raport me kontestin e emrit me Maqedoninë, gjatë presidencës së saj nga fillimi i ardhshëm me Bashkimin Evropian”, deklaroi Bild, i pyetur lidhur me presidencën e ardhshme greke nga fillimi i 2014, dhe qasja që pritet ndaj Shkupit.Bild po qëndron në Uashington, ku po merr pjesë në diskutimet lidhur me samitin e partneritetit lindor që do të mbahet në Vilnus, ku SHBA dhe BE duhet të bashkërendojnë aktivitetet për hapjen e perspektivave evropiane për ish-republikat sovjetike.“Mund të fokusohemi dhe në faktin se Ballkani po ecën përpara. Gati të gjitha vendet e këtij rajoni janë në proces të negociatave. Vetëm Bosnja bën përjashtim. Edhe Maqedonia është përjashtim, por për arsye të tjera. Nuk do të jem shumë pesimist sa i përket Ballkanit, sepse procesi po ecën, edhe pse po ecën ngadalë”, deklaroi Bild