Maqedoni, për incidentet akuzohen shqiptarët
Ministria e Brendshme në Maqedoni njoftoi se ka identifikuar pjesëmarrësit e incidenteve ndëretnike që ndodhën javën e kaluar në Shkup ku dy të rinj maqedonas ranë pre e dhunës.Sipas autoriteteve maqedonase në sulmin e ditës së enjtes së kaluar ku u sulmua fizikisht një nxënës 17 vjeçar nga Shkupi në autobusin me numër 33, dyshohet që sulmues të jenë 8 të rinjë shqiptarë.Në incidentin e dytë, ku viktimë ishte një 15 vjeçar maqedonas i keqtrajtuar fizikisht pa arsye teksa udhëtonte me autobusin me numër 7, sipas ministrisë së Brendshme në Maqedoni dyshohet sërish se autorët janë 5 të rinj shqiptarë.Autoritetet policore thonë se po punojnë edhe për kapjen e autorëve të rrahjes tjetër në autobusin me numër 65. Identifikimi dhe kapja e vetëm adoleshentëve shqiptarë rrit edhe më shumë zërat për veprim selektiv dhe etnik të ministrisë së Brendshme në Maqedoni.Në disa raste të tjera kur pre e dhunës në Shkup kanë rënë të rinj shqiptare, autoritet maqedonase nuk kanë lëvizur as gishtin për të vënë para drejtësisë autorët.