Vulinit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar sërish hyrjen në territorin e Kosovës të Ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.Këtë ndalesë e ka konfirmuar për mediat serbe, vetë Vulin, i cili ka thënë se për këtë është informuar nga shefi i Zyrës së BE-së, në Prishtinë, Samuel Zhbogar.Ai, ka deklaruar për media se ndalimi është bërë për shkak se Kosova është e frikësuar nga suksesi i Iniciativës Qytetare "Srpska".“Është më se e qartë që qëllimi i ndalimit tim që të marrë pjesë në Shtërpcë, ku është dashur të takohem me të gjithë përfaqësuesit, të gjithë kryetarët e ardhshëm të listës ‘Srpska’, e në Shtërpcë lista ‘Srpska’ shkon në balotazh me kandidatin e SLS-së”, ka thënë Vulin.