Incidentet në Shkup, pas tyre dyshohen të rinj shqiptarë

Një grup të rinjsh shqiptarë janë zbuluar si autorë të incidenteve ndëretnike që ndodhën javën e kaluar në Shkup.Kjo u bë e ditur sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila ka bërë të ditur se ka identifikuar pjesëmarrësit në incidentet që ndodhën javën e kaluar, sulme fizike ku viktima ishin të rinj maqedonas.Sipas MPB-së, në rastin e të enjtes së kaluar ku u sulmua fizikisht një nxënës 17 vjeçar nga Shkupi në autobusin me numër 33, dyshohet që sulmues të jenë 8 adoleshentë shqiptarë. Nga policia njoftojnë vetëm inicialet e ture, A.J, A.Z dhe E.J nga Shkupi, J.B dhe M.H nga fshati Batincë, E.A dhe L.J nga fshati Gërçec, si dhe H.E nga fshati Studeniçan.Në incidentin e dytë, ku viktimë ishte një 15 vjeçar maqedonas i keqtrajtuar fizikisht pa arsye teksa udhëtonte me autobusin me numër 7, sipas MPB-së dyshohet se keqbërësit janë 5 adoleshentë shqiptarë, E.J nga Shkupi, I.I dhe A.R nga Haraçina, H.E nga Studeniçani dhe A.K nga fshati Rashçe.MPB theksoi se po vazhdon hetimet edhe për kapjen e autorëve të rrahjes tjetër në autobusin me numër 65. Sipas partive opozitare shqiptare, identifikimi dhe kapja e vetëm adoleshentëve shqiptarë rrit edhe më shumë zërat për veprim selektiv dhe etnik të MPB-së.