BE, e angazhuar që Kosova të përshihet në nismat rajonale
Bashkimi Evropian është i angazhuar që Kosova të përfshihet në mënyrë të barabartë në nismat dhe organizatat rajonale në harmoni me Marrëveshjen e Brukselit për bashkëpunim rajonal.Kështu thuhet në deklatën për mediat të kryeministrisë së Kosovës, ku bëhet e ditur për takimin për zbatimin e marrëveshjes së Menaxhimit të integruar të kufirit, të mbajtur të enjten.Fillimisht, të dyja palët kanë vlerësuar pozitivisht rrjedhat e zbatimit të kësaj marrëveshje, duke potencuar se tashmë janë vendosur standarde evropiane në bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë për çështjet e menaxhimit të integruar të kufirit ndërshtetëror, ndërkohë që po punohet për të avancuar këtë bashkëpunim dhe më tej.“Në drejtim të avancimeve, pala e BE-së konfirmoi se më 25 nëntor 2013 do të fillojë zbatimi i sistemit evropian të këmbimit elektronik të të dhënave për mallrat me akcizë mes autoriteteve doganore të Kosovës dhe Serbisë, që ka për synim rritjen e kontrollit doganor dhe pengimin e dukurive negative”, thuhet në deklaratë.