Hovit kërkon me ‘ngulm’ fillimin e negociatave për Maqedoninë
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Riçard Hovit sërish kërkon pa shtyerje datë për fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë.Në Projekt rezolutën për raportin për progresin e Maqedonisë në vitin 2013, Hovit edhe njëherë përsërit kërkesën deri të Këshilli që të caktojë datë për fillimin e negociatave inkuadruese pa shtyerje të mëtejshme.Në rezolutën e propozuar, për të cilën Komisioni për punë të jashtme ende nuk ka diskutuar, eurodeputeti britanik konkludon se kriteret e Kopenhagës janë mjaftë të përmbushura që Maqedonia ti fillojë negociatat për inkuadrim dhe ta ndaj qëndrimin e Komisionit se me hapjen e kapitujve 23 dhe 24 për drejtësi, demokraci dhe të drejtat e njeriut do të rritet progresi për shumë çështje të cilat janë të interesit të posaçëm për disa vende anëtare.Në tekstin e propozuar bëhet thirrje për vazhdim të dialogut për ligjin e mediave, i cili do të duhet të miratohet me mbështetje të gjerë të komunitetit të gazetarëve në vend.Raportuesi, i inkurajon orvatjet e vazhdueshme për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë solide dhe jo të njëanshme. Ai gjithashtu fton Shkupin dhe Athinën që të punojnë më shumë për zgjidhjen e kontestit të emrit.