Riaktivizohet AKU në Fier, task-forcë për kontrollin e thertoreve

Në Fier është ringritur një task-forcë për të kontrolluar dhe inspektuar thertoret dhe dyqanet e tregëtimit të mishit. Qëllimi është që ky grup ekspertësh të veprojë për të mbyllur çdo pikë therje apo tregëtimi të mishit, të cilat nuk përmbushin asnjë standard higjeno-sanitar.Prefektura e këtij qarku ka aktivizuar AKU nisur nga situata shqetësuese se pavarësisht kontrolleve të mëparshme, këto thertore nuk u mbyllën asnjëherë, por përkundrazi ushtruan aktivitetin e tyre normalisht pa menduar për pasojat në shëndetin e konsumatorëve.Kjo taks-forcë e riaktivizuar kërkon të frenojë tregëtimin e mishit dhe nënprodukteve të tij në kushtet jo normale. Kryesisht në tregje jo të dizinfektuar, në kioska në rrugë e në qiell të hapur.E ndërsa ekspertët e shëndetit dhe ata të AKU thanë se do të veprojnë seriozisht, qytetarët fierakë duhet të tregohen edhe vetë të vëmendshëm duke shmangur blerjet e mishit në rrugë.