Durrës, policia godet rrjetin e prostitucionit, 2 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2013, 11:40
Policia e Durrësit ka goditur paraditen e sotme një grup kriminal që merrej me trafikimin e femrave. Si rezultat i operacionit në pranga kanë përfunduar 2 persona, njëri prej tyre shtetas bullgar ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.Burime nga policia bëjnë me dije se organizata rekrutonte femra nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga zonat rurale dhe më pas i detyronte të ushtronin prostitucion në Durrës, e qytete të tjera. Ndërkaq një pjesë tjetër i trafikonte edhe drejt shtetit fqinj, Italisë.Të arrestuarit janë shtetasi bullgar Tomcho Tomov 55 vjeç dhe Alesio Cullhaj 25 vjeç nga Elbasani, të cilët u kapën në flagrancë teksa po tentonin të trafikonin vajzën me inicialet V. T në drejtim të Italisë.