Dy viktima në Vlorë, e moshuara përplaset nga mjeti, 32-vjeçarin e zë korenti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2013, 11:31
Dy persona kanë gjetur vdekjen në Vlorë, ku sipas hetimeve të para dyshohet se kanë vdekur aksidentalisht.Mirjana Demaj 67 vjeç ka vdekur në lagjen “Çole” pasi është përplasur nga një makinë por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë trupi i pajetë i 32-vjeçarit Armando Driza është gjetur pranë një kabine elektrike. Dyshohet se 32-vjeçari ka rënë në kontakt me korentin dhe për pasojë ka humbur jetën.Të dy viktimat janë në morgun e spitalit rajonal të Vlorës në pritje të ekspertizës, pasi për shkak të arrestimit të mjekut ligjor të qytetit pritet ardhja e një mjeku nga Fieri për ekspertimin e dy kufomave.