“Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, MM: 1010 forca dhe 66 mjete u angazhuan në aksion

Nismës për të pastruar vendin, si pjesë e një projekti të zbatuar në mbi 100 vende të botës, iu bashkua dhe Shqipëria me në krye figura publike, artistë, njerëz të artit, të cilët kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen aksionit të pastrimit me themel në çdo cep të vendit, në mënyrë të veçantë zonat turistike.Pjesë e kësaj nisme janë bërë edhe efektivët e Forcave të Armatosura dhe Shtabit të Përgjithshëm. Forcat e Armatosura kanë marrë masa dhe janë angazhuar me gjithë personelin, me mjete dhe pajisje në këtë aksion kombëtar për të pastruar Shqipërinë në një ditë.Komandantët e të gjitha niveleve janë angazhuar për pastrimin e venddislokimit të përhershëm si dhe janë vënë në dispozicion të organeve të pushtetit vendor, duke bashkëpunuar dhe koordinuar me prefektët e qarqeve, kryetarët e bashkive, komunave përkatëse, për përcaktimin e zonave të përgjegjësisë, pikave të grumbullimit të mbetjeve, si dhe mbetjet urbane dhe ato inerte.Kështu Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 1010 forca dhe 66 mjete u angazhuan në nismën "Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë" duke bërë të mundur pastrimin e rreth 190 km rrugë kombëtare dhe 120 mijë m2 bregdet. Nga aksioni u mblodhën dhe transportuan 232 tonë mbetje urbane dhe 217 tonë mbetje inerte.