Vrau bashkëjetuesen, Gjykata: 35 vjet burg Ersnik Gjoshit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vjet burg Ersenik Gjoshin, personin që masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij Anxhela Hado pasditen e 21 korrikut në fshatin Hekal të kryeqytetit.Kjo është masa e dënimit që ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda për Ersnik Gjoshin,vrasësin e bashkëjetueses së tij 18 vjeçare.Ngjarja për të cilën u dënua 27- vjeçari ndodhi në muajin korrik në fshatin Hekal të Tiranës, ku ai mbyti me bluzë dhe  pas qëlloi 7 herë me thikë në gjoks Anxhela Hadon, me të cilën jetonte prej më shumë se dy vjetësh.Prokurori vazhdon më tej me pretencën e tij se 27-vjeçari ditën e vrasjes ka bërë gjoja sikur do të vriste veten, duke u gërvishur me thikë në pjesën e gjoksit.Gjykata pas dëgjimit të konkluzioneve të palëve vendosi të dënojë me 35 vjet 27-vjeçarin, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, nën akuzën e vrasjes për shkak të marrrëdënieve familjare.Ky është dënimi i parë që krimet e rënda japin për këtë akuzë, që kur kodi penal ndryshoi dhe kjo vepër llogaritet tashmë si krim i rëndë, ku dënimet variojnë nga jo më pak se 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.