“Shuhet Sokol Olldashi”, djaloshi ambicioz në nostalgjinë e mësuesve

Ndarja nga jeta ne menyre te papritur e deputetit te Partise Demokratike, Sokol Olldashi, ka tronditur mbare opinionin ne vendin tone, e sidomos Durresin, qytetin ku politikani dhe ish-Minstri eshte rritur dhe normalisht ka lene pas edhe kujtimet e tij.Nderkohe, arsimtare te cilet i kane dhene dije Sokolit, kujtojne me nostalgji nxenesin inteligjent dhe te shkelqyer, djalin e mire qe ndonese i persekutuar spikaste me talentin dhe burrerine e tij.Nderkohe drejtoresha e gjimnazit, Monada Moshketa ,kujton se Sokoli asnjehere nuk e harroi shkollen e tij dhe ishte prezent ne çdo eveniment qe organizohej, ku thjeshtesia dhe dashuria kane qene perhere virtyte te cilat spikasnin tek ai.Ne banken ku Sokoli qendroi per kater vjet, tashme kane mbetur keto lule te fresketa si nje kujtim i asaj kohe, kur Sokoli ishte nxenes i kesaj shkolle, per te treguar se kujtimi i tij nuk mund te vdese.