KLSH në konferencën mbi marrëdhëniet e institucioneve supreme të auditimit dhe parlamenteve

Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në Konferencën mbi Marrëdhëniet e Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve Kombëtare të vendeve të rajonit, e cila u zhvillua në Budva, Mal të Zi.Në këtë Konferencë, përveç Malit të Zi qe ishte vendi mikpritës, morën pjesë shumë vende të rajonit, si Shqipëria, Turqia, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia, si edhe Kosova, e cila mori pjesë si vëzhguese.Objektivi i kësaj Konference ishte ndarja e përvojave, ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive ndërmjet SAI-ve dhe parlamenteve, ku u diskutuan faktorët që ndikojnë në këto marrëdhënie, si dhe u hodh ideja e ndërtimit të një pakete me instrumente që mund të përdoren nga SAI-t dhe parlamentet kombëtare për të forcuar bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë.Gjatë Konferencës u trajtuan katër tema:1) Rolet dhe përgjegjësitë e parlamenteve, SAI-ve dhe qeverive në sistemin e llogaridhënies.2) Bashkëpunimi ndërmjet parlamenteve, SAI-ve të rrjetit: situata.3) Praktikat në Shtetet Anëtare të BE-së.4) Drejt një qasje proaktive.Kontrolli i Lartë i Shtetit do të jetë pjesëmarrës aktiv në tre nga aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vitit 2014-2015 dhe në një prej tyre, në workshop-in me temë “Përcaktimi i pragut të materialitetit dhe qasja e kampionimit” do të jetë vendi organizator. Në këtë workshop do të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit. KLSH do të jetë gjithashtu, anëtar aktiv në grupet përgatitore të punës në workshop-et me tema: “Raportet e auditimit dhe dhënia e opinionit” si edhe “Roli i SAI-t në luftën kundër korrupsionit”, të cilat do të organizohen respektivisht në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.Në fund të Konferencës u miratua Rezoluta e Konferencës së Budvës mbi “Marrëdhëniet e Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve”, në të cilën u theksua rëndësia e Marrëveshjes së Stambollit (e marsit 2011) dhe në veçanti:Angazhimi për të vazhduar zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve pozitive mes SAI-ve dhe parlamenteve kombëtare, bazuar në respektin e përbashkët për rolin dhe pavarësinë e palëve;Vendimin për të organizuar një Konferencë mbi rëndësinë e rritjes së marrëdhënieve konstruktive mes SAI-ve, parlamenteve, si dhe organeve të tjera të administratës publike.Gjithashtu, në këtë Rezolutë përmenden parimet e Dokumentit Nr.33 te SIGMA-s (Paris 2002) për marrëdhëniet mes SAI-ve dhe Parlamenteve, si edhe theksohet rëndësia e Rezolutës së OKB-së A-66-209, në të cilën OKB-ja inkurajon të gjitha vendet anëtare të përdorin parimet e Deklaratës së Limës dhe Meksikos, si dhe theksohet rëndësia e pavarësisë së SAI-ve.Delegacioni shqiptar u përfaqësua ngaBujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së, Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme dhe Dalina Demi, Specialiste.Në këtë Konferencë ishin të pranishëm edhe tre përfaqësues të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Ervin Koçi, deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Igli Cara, deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si dhe Rudina Kici, sekretare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.