Qarkullimi në Vlorë, policia kryen kontrolle të imtësishme

Strukturat e policise e rendit dhe sigurise publike ne bashkepunim edhe me sherbimet e qarkullimit rrugor ne qytetin e Vlores, jane duke zhvilluar aksione per kontrollin e dokumentacionit te automjeteve, disiplinimin e qarkullimit rrugor dhe arketimin e gjobave te vendosura.Ne kete kuader ne Vlore jane ngritur disa pika kontrolli, te cilat po kryejne ne menyre te imtesishme perpilimin e dokumentacioneve ku nje rendesi e veçante i kushtohet edhe konsumimit te pijeve alkoolike nga drejtuesit e automjeteve.Ky aksion vjen ne vazhden e urdherit te leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e policise per te normalizuar situaten dhe disiplinuar qarkullimin rrugor, ku per fat te keq rregullat e tij gjate koheve te fundit jane zbatur ne nivele te uleta, çka kane sjelle edhe askidente me pasoja fatale per jeten e njerezve.Postoblloqet e ngritura nga ana e policise vazhdojne te kryejne kontrolle gjate gjithe 24 oreve, ku nuk kane munguar edhe masat administrative ndaj drejtueseve te automjeteve, kryesisht per mungese te rripit te sigurimit, sigurimit teknik dhe vjeljen e gjobave te prapambetura.Vlora eshte nje nga qytetet qe shenon nje numer te larte automjetesh dhe jo pak here ne kete qytet jane shenuar probleme ne qarullimin normal te automjeteve, kjo edhe per mungese sinjalistike ne disa zona te qytetit bregdetar. Aksioni i ndermarre nga uniformat blu do te shtrihet ne te gjithe qarkun e Vlores.