Nis gjykimi për Ardian Prrenjasin, monstra e Laprakës: S’kam lidhje me Julian Çelën
Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin gjyqësor për monstrën e Laprakës, Ardian Prrenjasi,i cili akuzohet për marrëdhënie homoseksuale me të mitur dhe heqje të paligjshme të lirisë. Ndërsa ka dyshime se ai është vrasësi i Julian Çelës, pas pranimit të këtij krimi nga ai.Por pa kaluar disa muaj monstra 45-vjeçar u tërhoq nga këto deklarime, duke sqaruar se i kishte bërë ato nën presionin dhe dhunën e policisë. Nga salla e gjyqit, ku Prrenjasi nuk gjykohet për zhdukjen e 11- vjeçarit ka ripohuar edhe njëherë se nuk lidhje me zhdukjen e vogëlushit Julian Çela dhe se nuk e ka njohur asnjëherë atë.Për tu rikthyer tek çështja për të cilën gjykohet në seancën e parë në ngarkim të Prrenjasit,ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ai pranon akuzat, ndërsa me këtë lëvizje kërkon të përfitojë uljen në 1/3 e dënimit. Por i mënjershëm ka qënë reagimi i prokurorëve të çështjes, të cilët kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës, pasi në sallën e gjyqit do të kërkojnë dëshminë e 10-vjeçarit mbi të cilin ka abuzuar Prrenjasi.Ky është një fakt i cili nuk është në fashikullin e gjykimit dhe kjo dëshmi tejet e rëndësishme për hetimin do të merret nnë kujdesin e një psikologeje. Pas argumetimit të organit të akuzës,trupi gjykues ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e Prrenjasit.Gjykata në këtë mënyrë vendosi që ndaj tij të zhvillohet një proçes normal, ku do dëgjohen të gjithë dëshmitarët. Pas kësaj, gjykata do të krijojë bindjen se 45-vjeçari është fajtor për abuzimin me të mitur duke mos i lënë mundësi që të përfitojë uljen e dënimit. Prrenjasi rrezikon 25 vjet burgim nëqoftëse gjykata e gjen fajtor për akuzat e Prokurorisë.