“Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, Rama: Pastrimi i ambjentit të kthehet në rutinë

Është finalizuar nisma “të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” ku më shumë se 100 mijë vullnetarë në të gjithë vendin kanë dhënë kontributin e tyre për një mjedis më të pastër. Puna në Tiranë ka nisur në parkun Rinia,ku pushtetarë vendor, student,nxënës dhe qytetarë kanë bërë të mundur pastrimin e parkun nga çdo mbeturinë.Pjesë e kësaj dite është bërë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i mjedisit Lefter Koka,të cilët nga Kombanati ku morën pjesë në pastrimin e një fushë shkolle në këtë zonë kanë dhënë mesazhin e tyre.“Merita kryesore për këtë nismë i takon vullnetarëve që e organizuan. Ne u përfshimë në këtë nismë si qytetarë por edhe si shërbëtorë të vendit dhe të qytetarëve. Më pëlqeushumë  ideja e një vajze e cila theksoi se është mirë që të aktiviteti të bëhet për çdo shkollë që të pastrojmë në një ditë lagjen. Është koha që në gjithë zinxhirin e mësimit, pastrimi të përfshihet si edukatë, si kulturë si pjesë e të qënit sëbashku duke përfshirë aspektet që përse duhet të mbajmë pastër mjedisin ku jetojmë qoftë edhe si aktivitet fizik ku nxënësit të marin pjesë aktivisht bashkë me komunitetin për të mabjtur pastës mjedisin. Fatkeqësisht ne nuk kemi arritur atë nivel ku duhet të kuptojmë se duke mos bërë pis ambjentin ne kemi dhënë një kontribut për ta pastruar dhe pastaj duke e pastruar kemi dhënë një kontribut për  ata të cilët e bëjnë pis të kene një fije ndërgjegje me shpresën që nesër të kontribuojnë për të mos bërë pjesë mjedisin.Kësaj nisme nuk mund ti shpëtonte as kompania telefonike AMC, ku stafi i saj kanë pastruar ambjentet e spitalit Nënë Tereza.Edhe drejtoria e shërbimit diplomatik në këtë ditë ku kanë bërë apel për një Shqipëri të pastër.100 mijë vullnetarët në të gjithë Shqipërinë kanë bërë të mundur pastrimin e 20 tonëve mbeturinë,ndërsa kjo nismë do të kthehet në traditë.Projekti “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” është iniciuar nga Shoqëria Civile dhe mbështetet e përkrahet nga Qeveria e Shqipërisë dhe një sërë organizmash ndërkombëtare.Kjo nismë ka filluar si një iniciativë globale dhe për herë të parë synohet që të zhvillohet edhe në Shqipëri.Ajo është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithë qytetarëve, duke mundësuar një mjedis më të pastër dhe me sa më pak mbeturina të dëmshme për shëndetin. Në vendin tonë, ky aksion është caktuar të zhvillohet më datë 22 Nëntor.