Sekuestrohen 374 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në pranga 3 shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2013, 09:15
Policia greke ka sekuestruar 374 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa ka arrestuar edhe 3 shqiptarë.Sipas informacioneve, 3 shqiptarët po kalonin kufirin në këmbë nga Çifliku i Sarandës në Sajadhë të Igumenicës në momentin e arrestimit. Ndërsa pranë vendit ku u arrestuan shqiptarët policia greke gjeti 122 kg marijuanë.Gjithashtu policia greke ka sekuestruar edhe një varkë, ku ishte fshehur 56 kg lëndë narkotike ndërsa në një ngarkesë tjetër u sekuestruan 196 kg marijuana të tjera.Lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako dhe do të transportohej në rrugë detare për në Korfuz.Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.