Krerët e shtetit bien dakort, pas 15 vitesh gati ndryshimet e reja në Kushtetutë

Në një zë, krerët e shtetit janë shprehur pro ndryshimeve në Kushtetutë.  Në ditën që ligji themeltar i shtetit shënoi 15-vjetorin e tij, periudhë në të cilën ka pësuar 3 herë ndryshime, presidenti, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri kanë pranuar se domosdoshmërinë e riformulimit të Kushtetutës.Kryeparlamentari Ilir Meta, një nga kundërshtarët më të fortë të ndryshimeve kushtetutese në prill 2008, që sollën edhe çarjen PS dhe LSI, iu rikthyer sërish kritikave për ndërhyrjen e gabuar në Kushtetutë.