Konsullata Italiane “ndot” Shkodrën, gjobitet nga Prefekti

Drejtuesit vendorë të qarkut Shkodër kanë penalizuar Konsullatën italiane për hedhje të mbeturinave në një zonë të ndaluar në periferi të qytetit.Bëhet fjalë për zonën pranë lumit Kir si dhe Varrezave të Dëshmorëve të rrethit, ku falë kembenguljes se prefektit të ri, Paulin Radovani, u bë e mundur që prej më shumë se 20 vitesh aty të mos depozitoheshin më mbetje urbane, duke pasur si destinacion Lanfildin e Bushatit.Shfaqja e një automjeti të Konsullatës Italiane në Shkodër në këtë zonë, depozitimi, si dhe fillimi i procesit të djegies së hedhurinave, ka shkaktuar probleme mjedisore ne kete territor.Me të marrë informacionin në vendngjarje ka mbërritur menjëherë prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, si dhe forcat e policisë. Përballë kësaj shkelje mjedisore, Prefekti ka kerkuar zbatimin me perpikmeri te ligjit, procedure qe eshte zbatuar nga ana e specialistëve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit.Në vendngjarje ka mbërritur edhe Konsulli i Italisë në Shkodër, Maurizio Polselli, i cili ka kërkuar të njihet me problemin.