Ndarja e re territoriale, mbi 15 njësi vendore shkrihen në Kukës

Njësitë vendore të qarkut të Kukësit kanë nisur punën e tyre në drejtim të përgatitjes së "terrenit" për ndarjen e re administrative.Gjatë një takimi të organizuar, prefekti i qarkut të Kukësit Rame Hoxha, ka kërkuar nga drejtuesit e pushteteve dhe njesive vendore të nisin punën në komunitete si dhe sistemimin e zyrave të gjëndjeve civile apo mirëfunksionimin e administratës aktuale, që sipas tij është në një kaos të madh, i cili ndikon direkt tek qytetaret.Ai shtoi se tashmë është vendosur që ndarja e re territoriale do realizohet para zgjedhjeve lokale të vitit 2015.Qarku i Kukësit ka një popullsi prej 115 mijë banorë të ndarë në tre rrethe, Kukës, Has e Tropojë në 24 njësi vendore. Pjesa më e madhe, kryesisht e Komunave të thella malore, nuk kanë më shumë se 5 mijë banorë ndërkohë që me ndarjen e re territoriale nuk do të ketë më njësi vendore nën 25 mijë banorë.Kjo do të thotë se për qarkun e Kukësit mund të shkrihen më shumë se 15 njësi vendore, duke u grupuar me njëra-tjetrën dhe duke formuar kështu Komuna me më shumë banorë.