22 vjet pa infrastrukturë, banorët: Jemi të harruarit e ç’do qeverie

I ndodhur vetem 4 kilometra larg nga rruga nacionale, fshati Bershi ne rrethin e Matit dhe banoret e tij mund te quhen pa frike, te harruarit e medhenj te 20 viteve demokraci.Banoret shprehen se kjo zone shenon nje sere faktoresh negative, por me kryesoret jane mungesa e infrastuktures rrugore dhe uji vadites i tokave te cilat mbillen me kultura te ndryshme bujqesore.Situata behet edhe me rende gjate stines se dimrit, ku si pasoje e reshjeve rruga e ketij fshati behet pothuajse e pakalueshme edhe me kembe, e te mendosh se ne raste emergjencash te semuret transportohen me krahe drejt spitalit te Burrelit apo Klosit.Bujqesia eshte nje nga fushat e vetme qe jep te ardhura per banoret e zones, por mungesa e ujit vadites mbetet problem i rradhes.Premtimet per nderhyrje dhe zgjidhjen e problemeve te kesaj zone, kane qene kryefjale per banoret e Bershit, por deri me sot asgje nuk ka ndryshuar.