Dhuna ndaj grave, Elbasani shënon statistika në rritje
“Adresimi i nevojave te grave,viktima te dhunes ne familje”,ka qene tema qe ka mbledhur ne Elbasan organet me te larta te ketij qarku duke u njohur dhe bere publike rezultatet e projektit nje vjeçar zhvilluar nga forumi i gruas ne kete qark.Qellimi i ketij projekti ka qene te siguroje mbeshtetje, nderhyrje dhe ndihme praktike, ne rastet kur evidentohet dhune dhe abuzim ndaj gruas. Aktualisht shifrat jane negative dhe flasin per nje rritje te ketij fenomeni gjate vitete te fundit.Sipas statistikave jane 439 gra dhe vajza me probleme te theksuara sociale, nderkohe qe kjo qender ka strehuar 24 viktima te dhunes me 37 femije te tyre, te cilet do te qendrojne parne saj deri ne urdher te menjehershem mbrojtjeje.I pranishem ishte edhe Patrik Singerson, përfaqësues i punëve të jashtme në Ambasadën suedeze, ku shprehu angazhimin e qeverisë suedeze për të vijuar më tej mbështetjen rreth këtij fenomeni shqetësues për Shqipërinë.