Elbasan, bie nga ndërtesa ku punonte, humb jetën 35 vjeçari

Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga ndërtesa ku punonte. Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit ndërsa ka humbur jetën shtetasi Ermir Dervishi.Mësohet se 35-vjeçari është rrëzuar  aksidentalisht nga  lartësia e godinës ku po punonte duke pësuar dëmtime të rënda.Edhe pse ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, fatkeqësisht nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra.Shkak për ngjarjen mendohet të jetë mungesa e kushteve teknike dhe sigurisë në punë ndërkohë që policia po vijon hetimet.