In Memoriam!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në rrjetin social Facebook një mesazh dedikuar deputetit demokrat Sokol Olldashi që humbi jetën tragjikisht.Në “in memoriam-in” e tij, Sali Berisha thekson se Partia Demokratike, demokratët dhe mbarë shqiptarët humbën njërin prej drejtuesve, personaliteteve më të vendosur dhe më të shquar të këtyre dy dekadave, humbën njërin prej politikanëve më të talentuar, qeveritarëve tanë më të aftë. In Memoriam!I dashur Sokol, lajmi i zi për aksidentin tragjik përmbyti me dhimbje, pikëllim dhe zi të madhe, zemrat, shpirtrat, e bashkëshortes, djemëve, prindërve, miqve, të afërmve tuaj por dhe të demokrateve dhe demokratëve dhe mbarë shqiptarëve. I rritur në kampet e punës të rregjimit barbar, si enfant prodige i vuajtjes, sakrificës, kurajos dhe qëndreses njerëzore, Sokol Olldashi me guximin, mençurinë, shpirtin e tij të pamposhtur, do të hynte në lëvizjen demokratike të viteve 90 dhe do të shkëlqente si njeri prej yjeve më të shëndriteshme të saj. Bashkëshortja, djemtë, prinderit, miqtë, të afërmit e tu humbën mbrëmë njeriun e tyre më të dashur, Partia Demokratike, demokratët dhe mbarë shqiptarët humbën njërin prej drejtuesve, personaliteteve më të vendosur dhe më të shquar të këtyre dy dekadave, humbën njërin prej politikanëve më të talentuar, qeveritarëve tanë më të aftë. Parlamenti shqiptar humbi oratorin me llogjike të kristaltë, ligjbërësin e zotë, avokatin e zjarrtë të qytetarëve dhe interesit të tyre. Publicistika, studiot, arenat e debateve nuk do të kenë më yllin e tyre të papërsëritshëm. Kurse unë nuk do të kem më jo vetem një mik të çmuar por dhe njërin prej bashkëpunëtorëve më të afërt, më të aftë, më të guximshëm të jetës sime politike.I dashur Sokol, sot dhimbja ne zemrat tona eshte me rende se guri, zija me e zeze se nata, me e zeze se ajo kthesa qe te zuri prite dhe vitin e dyte te rinise se burrit te çoi tinezisht miku yne i dashur ne banesen e perjetesise. Ora qe une po shkruaj keto pak fjale ka kaluar kater e mengjesit dhe te them te verteten syte ne ndonje cast dhe me njomen dhe lëpehen dhe ne ndonje fjale germat edhe me zbehen, por une te siguroj se keto jane vetem çaste. Ne nuk mund vajtojme dhe kurre nuk do te vajtojme per ty. Ti je dhe do mbetesh perjete i gjalle midis nesh. Ti jeton ne krenarine,ne frymezimin, vizionin, guximin tone. Ti jeton ne zemrat e te rijnjve qe ngrije peshe, ne shkrimet e tua perla te publicistekes sone, ne fjalimet, debatet, batutat e tua te paperseriteshme, jeton ne vepra qe kane ndryshuar kete vend pergjithmone.Miku une, ne me kitaren tende, tingujt e saj melodioze gjithnje do kendojme dhe festojme se bashku ty, vepren tuaj te pavdekshme, vepren tone. Po Koli, prehu i qete ,me deshiren e Zotit ne paqen e merituar. Lamtumire mik i dashur, lamtumire Sokol, ti perjet je midis nesh. I lehte qofte mbi ty, dheu i tokes sone!! sb