Fushë Krujë, gjendet e vdekur në kanal 18-vjeçarja, dyshohet të jetë aksidentuar

Trupi i pajete i nje 18 vjeçareje eshte gjetur mengjesin e sotem ne nje kanal ne Fushe Kruje. Burime nga policia lokale e ketij qyteti bejne te ditur se viktima eshte shtetesja Enkelejda Mëhilli. Trupi i saj i pajete eshte pikasur nga kalimtaret e rastit pergjate rruges qe lidh qytetin e Fushe Krujes me fshatin Bilaj.Menjehere ne vendgjarje kane mberritur forcat e policise, te cilet kane konstatuar se 18-vjeçarja ka humbur jeten gjate dites se djeshme. Enkelejda punonte ne nje fabrike kepucesh, ku pas perfundimit te orarit te punes, ajo nuk u kthye ne banese, çka alarmoi familjaret e saj.Fillimisht u mendua per nje grabitje te mundshme, pasi 18-vjeçarja kishte terhequr edhe pagen mujore, por pas ekspertizes policia e Fushe Krujes dyshon se ajo ka humbur jeten si pasoje e perplasjes nga nje automjet, i cili me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes.Vetem pak dite me pare serish nje ngjarje e tille u shenua prane fshatit Thumane, ku nje shtetas mbeti i vdekur pikerisht si pasoje e goditjes nga nje automjet, i cili me pas eshte larguar. Megjithate do te jene hetimet e policise ato qe do te hedhin drite mbi ngjarjen dhe do te bejne te mundur zbardhjen e plote te saj.