Roma përfshihet nga protesta të dhunshme, kundërshtohet linja hekurudhore Itali-Francë
Protesta të dhunshme kanë përfshirë Romën pasi qytetarët kundërshtojnë ndërtimin e linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë TAV, ku deri tani raportohet për disa të plagosur. Protestuesit, të cilët janë shtyrë nga kordoni policor që ata të largohen nga sheshi kanë sulmuar policët me bomba tymi, shishe dhe fishekzjarre nën thirrjet "JO TAV".Protesta e mbajtur në sheshin Campo de'Fiori në qendër të Romës ka degjeneruar në përplasje të ashpra me policinë në kohën që po mbahej takimi ndërmjet kryeministrit italian, Enrico Letta dhe atij francez Fransua Hollande në Romë.Protestuesit po kundërshtojnë projektin për shkak të efekteve negative që mendohet se ky projekt do të ketë në mjedis dhe për shpenzimet e qeverisë italiane që shkojnë në biliona euro për ndërtimin e tij, në një kohë që vendi është në recension prej 2 vitesh.Projekti që do të lidhë qytetin verior Turin të Italisë me Lionin e Francës, sipas qeverisë italiane, do të përgjysmojë distancën ndërmjet Parisit dhe Milanos në 4 orë dhe konsiderohet si projekt shumë i rëndësishëm për vendin. Protesta masive kundër këtij projekti janë mbajtur edhe me pare ndersa protesta e fundit për këtë kauzë u mbajt katër ditë më parë.