20 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2013, 09:39
Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën.Gjithashtu në 20 nëntor Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959 dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 1989.