Obama me senatorët, kërkon shtyrjen e sanksioneve ndaj Iranit

Presidenti Barack Obama i bëri sot thirrje drejtpërdrejt ligjvënësve, t’i shtyjnë sanksionet e reja, të mundshme ndaj Iranit, ndërsa vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë të mbajnë nën kontroll programin bërthamor të vendit.Presidenti priti sot në Shtëpinë e Bardhë kryetarët e disa komisioneve të Senatit, atij bankar, të marrëdhënieve me jashtë dhe të shërbimeve të armatosura dhe të zbulimit.Presidenti i informoi ligjvënësit lidhur me bisedimet në Gjenevë mes Iranit dhe 6 fuqive botërore, që pritet të rifillojnë nesër dhe mbi vazhdimin e politikave aktuale të administratës, për t’i dhënë një shans diplomacisë në çështjen e Iranit.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit tha dje se nuk ka dyshim, që ndikimi i sanksioneve ekzistuese e solli Iranin në tryezën e bisedimeve dhe ajo shtoi i duhet dhënë kohë një arritjeje përmes negociatave.