SHBA përgëzon Azerbajxhanin dhe Armeninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2013, 09:25
Shtetet e Bashkuara kanë përgëzuar presidentët e Azerbajxhanit dhe të Armenisë për takimin e tyre të parë në pothuajse dy vjet.Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se samiti i së martës në Vjenë “është një hap i rëndësishëm drejt rinisjes së dialogut dhe dëshmon përkushtimin e përbashkët të udhëheqësve për t’i dhënë fund konfliktit në Nagorno Karabak”.Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, janë takuar nën patronazhin e Grupit Minsk të OSBE-së, të përbërë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.Pas takimit, Grupi Minsk ka thënë se Sarkisian dhe Aliyev janë pajtuar për avancimin e negociatave drejt një zgjidhjeje paqësore për rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.