PE miraton buxhetin 6-vjeçar për Eurozonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2013, 20:46
Parlamenti Evropian i ka dhënë miratimin përfundimtar buxhetit 6-vjeçar të Bashkimit Evropian.Buxheti prej 960 miliardë eurosh, për periudhën 2014-2020, shkurton shpenzime reale, për herë të parë në historinë e bllokut 28-anëtarësh.Buxheti është miratuar sot, pas më shumë se dy vjet negociatash. Shkurtimet janë kërkuar nga disa anëtare të BE-së, të cilat duan më pak shpenzime në nivel kontinental, në kohën kur shumë shtete janë duke zbatuar masa të kursimit.Buxheti është miratuar me 537 vota për, 126 kundër dhe 19 abstenime.Për herë të parë, eurodeputetët kanë miratuar edhe një mekanizëm që do ta bëjë më të thjeshtë devijimin e fondeve nga një strukturë tek një tjetër, në bazë të nevojave specifike që mund të lindin në vitet në vazhdim.