Pakistan,Musharraf akuzohet për tradhti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2013, 13:32
Gjykata Supreme e Pakistanit ka pranuar kërkesën e qeverisë për të formar një gjyq special për të gjykuar ish-sunduesin ushtarak, Pervez Musharraf, për tradhti të lartë.Vendimi i qeverisë për të gjykuar Musharrafin për veprën që në Pakistan dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm, është shpallur të dielën nga ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan.Ai ka ardhur pak kohë pasi Musharrafi është liruar me kusht në raste të tjera kundër tij, përfshirë vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto.