Protesta të dhunshme në Kajro

Protesta të dhunshme janë shënuar në kryeqytetin egjiptian Kajro. Të paktën 1 person ka humbur jetën, kur policia egjiptiane ka mësyrë trazirat në sheshin Tahrir të Kajros, për të shpërndarë protestuesit që godisnin me gurë punonjësit e policisë.Policia, hodhi gaz lotsjellës dhe qëlloi me armë pas përplasjeve në shesh, për të shpërndarë protestuesit, që u mblodhën për të shënuar përvjetorin e demonstratave të përgjakshme të vitit 2011.16 persona janë raportuar të plagosur nga ngjarjet e dhunshme, njëri prej saçmave që i kanë prekur sytë.Turmat ishin duke shënuar përvjetorin e protestave të 2011-s kundër ushtrisë, që mori pushtetin përkohësisht pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak dhe përpara emërimit të pasardhësit të tij, sërish të rrëzuar, Mohamed Morsi, në zgjedhjet e qershorit 2012.Të paktën 43 persona u vranë dhe mbi 3000 të tjerë u plagosën në përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, që nisën më 19 nëntor 2011, vetëm 9 muaj para rrëzimit të Mubarak.Përplasjet shpërthyen pranë selisë së Ligës Arabe, në një nga këndet e sheshit ikonë, teksa protestuesit thërrisnin si kundër presidentit të rrëzuar islamik, Mohamed Morsi, ashtu dhe kundër ushtrisë që e rrëzoi atë në korrik.