Shembet ndërtesa në Afrikën e Jugut, viktima

Një person ka vdekur ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur nën rrënoja, pas shembjes së një qendre tregtare gjysmë-të ndërtuar, në Durban të Afrikës së Jugut.Sipas informacionev e ata që kanë mbetur nën rrënoja, sipas raportimeve, ishin punonjës që po punonin gjatë momentit të incidentit.Zëdhënësja e policisë, Mandy Govender, tha se 1 person është konfirmuar i vdekur, ndërsa të paktën 26 të tjerë janë nxjerrë deri më tani nga rrënojat.“Shumica e atyre që gjenden ende nën gërmadha, brenda ndërtesës, ishin punonjës ndërtimi”, tha Govender.Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës, edhe pse zv/kryebashkiaku Nomvuzo Shabalala theksoi se rregullat e sigurisë mund të jenë shpërfillur.