Ende mundësi për një marrëveshje SHBA-Afganistan

Ende nuk janë shuar shpresat për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Afganistanit , që do t’i lejonte forcat amerikane të qëndronin në Afganistan përtej fundit të vitit të ardhshëm.Bisedimet po mbahen në vijim, për të hartuar një dokument të pranueshëm nga të dyja palët. Nëse nuk do të ketë një marrëveshje, Ëashington-i do të tërheqë të gjithë trupat e tij vitin e ardhshëm.Palët nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, për shkak të një propozimi të fundit të palës afgane, e cila ka kërkuar që marrëveshjet e ardhshme të sigurisë të parandalojnë hyrjen e forcave amerikane në shtëpitë afgane.Por, pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të sekretarit amerikan të shtetit John Kerry, nëpërmjet telefonit, presidenti afgan ka pranuar një ofertë, sipas së cilës presidenti Barack Obama do të shkruajë një letër, ku pranon gabimet e kryera në të kaluarën nga amerikanët, si dhe kërkon në të, që forcat amerikane të kenë të drejtën për të hyrë në shtëpitë afgane, vetëm në rast të “ndonjë rreziku urgjent për jetët e ushtarëve amerikanë”.Nëse kjo letër vjen, marrëveshja do të prezantohet më pas për aprovim në Loya Jirga, ku marrin pjesë rreth 3000 pleq afganë (këshilli i pleqve), që do të mblidhet të enjten.