Afrikë e Jugut, shembet ndërtesa, 2 të vdekur

Të paktën dy persona raportohen të vdekur, dhjetra të lënduar dhe rreth dyzet të ngujuar, pas shembjes së një kulmi në një qendër tregtare gjysmë të ndërtuar, afër qytetit Durban në Afrikën e Jugut.Chris Botha, zëdhënës i shërbimeve emergjente, ka thënë se së paku njëzetegjashtë persona janë dërguar në spital me “lëndime serioze”.Kompania private shëndetësore ER24 ka thënë se stafi i saj i dërguar në vend të ngjarjes ka raportuar për rreth pesëdhjetë persona të ngujuar nën rrënoja.Nga raportimet e para bëhet e ditur se shumica e të përfshirëve në këtë ngjarje ishin punëtorë të ndërtimtarisë.