Eurodeputetët preken nga kriza: Nuk përballojmë dot udhëtimin drejt Strasburgut

Europarlamentarët votuan për zhvendosjen e selisë së Parlamentit Europian nga Strasburgu i Francës në Bruksel.Vendimi erdhi pas shifrës së lartë 200 milionë euro në vit për axhenden e Parlamentit Evropian dhe në një kohë kur Evropa është akoma e mbërthyer nga kriza ekonomike dhe papunësia e lartë, kjo shihet si një imazh tepër negativ i Bashkimit Evropian.Por një nismë e tillë ka hasur në kundërshtim nga vetoja qe i ka vene Franca këtij vendimi me pretendimin se selia ne Strasburg shihet si simbol i statusit te Frances si nje nga donatoret e BE, gje qe nenkupton se vendimi nuk mund te zbatohet deri sa Franca te bjere dakord.Praktika e takimeve në selinë e parlamentit në Strasburg ndiqet që me krijimin e bllokut evropian pas kërkesave të at'hershme të Francës dhe Gjermanisë si simbol i pajtimit te tyre pas luftes se dyte boterore.Kjo nuk eshte hera e pare qe europarlamentaret kerkojne zgjidhje per shpenzimet e takimeve ne Strasburg, pasi vitin e shkuar Gjykata evropiane e drejtesise anulloi nje vendim te parlamentit per reduktimin e numrit te mbledhjeve ne Strasburg me pretendimin se vetem qeverite evropiane mund te marrin vendime te tilla.Parlamenti Evropian, qe nga krijimi i tij ne vitin 1952 eshte nje organ pa fuqi legjislative dhe sot perfaqeson 500 milione njerez te 28 vendeve anetare.