Lazio fitmitare në Europa Ligë

Lacio ka arritur të marr një fitore të rëndësishme pas kualifikimit në Europa Ligë pasi ka mundur në Olimpiko të Romes Udinezen me rezultatin 3-0 në ndeshjen e fundit të javës së 14-të në Serie A. Lacialet e nisin mire takimin duke kaluar ne avantazh që në minute e 17 me anë të Alvaro Gonzales pasi Cristian Ledesma kishte humbur nje penallti 5 minuta me pare. Vendasit nuk do të ndaloheshin me kaq pasi sulmet e shumta do të vijojnë derisa gjermani klose të gjejë rrugen e rrjetes duke dyfishuar rezultatin që në 45 minutat e para të takimit. Pjesa e parë mbyllet me një fitore të Vendasve ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë të takimit të pesuarit e Petkoviç do të arrinë ta trefishojnë rezultatin me Hernanes I cili shuan përfundimisht shpresat e bardh e zinjve për një rezultat pozitin në transferten e kryeqytetit aty ku vendasit nuk falin duke marr tre pikë të arta.Mesfushori shqiptar Lorik Cana u aktivizua në këtë takim vetem në minutën e 65-të në vend të Cristian Ledesmas, ndërsa në vazhdim u ndëshkua me karton të verdhë (84').Pas kësaj fitore Lazio mban vendin e pestë në tabelë me 26 pikë, ndërsa Udinese është e 12-ta me 16 pikë.