Reduktohen “VIP-at” në Rinas, kalimi në seksionin special vetëm me protokoll shteti
Hyrja VIP në aeroportin e Rinasit do të numërojë më pak vizitorë prej ditës së sotme. Kjo pasi do të ketë një selektim të rreptë të atyre që do ta meritojnë kalimin në këtë zonë të hyrjes apo daljes nga Shqipëria dhe anasjelltas.Shërbimi qeveritar dhe Kontrolli i Shtetit kanë urdhëruar ndalimin e çdo kalimi për kategoritë që janë trajtuar si VIP deri tani përveç kategorive qeveritare e shtetërore, të cilat do të jetë të seleksionuara qartë në një listë të përpiluar me hollësi nga këto dy institucione.Duke filluar nga sot asnjë kalim nuk do të bëhët në këtë zonë të aeroportit pa pasur një proçedurë të menaxhuar nga Protokolli i Shtetit, duke ulur kështu ndjeshëm numrin e "VIP-ave" në seksionin e dedikuar të hyrje-daljeve në rrugë ajrore nga Shqipëria.