Berisha me gazetarët: Dy muajt e qeverisë Rama, histori e pashembullt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë Rama-Meta për instalimin e shtetit policor në vend. Ndërsa bëri një analizë të periudhës 2 mujore të qeverisë së re, Berisha deklaroi për mediat se Kryeministri e ka shndërruar policinë në mercenarë, të cilët nuk pyesin për ligjin dhe asgjë në botë përveçse urdhërit të Kryekreun Rama.“Ju kam ftuar sot në rreth 2 mujorin e kësaj qeverie, i cili duhet të ishte terësisht i saj dhe opozita duhet të ishte në përpjekjet e formësimit dhe konsolidimti të saj. Por zhvillimet e mëdha dhe çoroditëse të dy muajve, veprimet e kësaj qeverie kanë bërë qytetarët shqiptarë të shtrojnë një pyetje: Ku po shkojmë? A po ecim drejt konsolidimit të standardeve të shtetit ligjor? A po bëjmë përpjekje të përbashkëta si forca politike për të merituar vendimin në Bruksel dhe hapjen e dyerve për vendimet e tjera? Si ish-president, ish-kryeministër dhe si deputet jam këtu për të shprehur shqetësimin tim të madh se në mënyrën më të habitshme nuk po ecet jo drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit europian por drejt shtetit policor, rruga e vetme që Edi Rama di të ndërtojë. Në një hark prej 60 ditësh bazuar në parimin e shtetit policor, parim që kjo mazhorancë Rama-Meta e ka vendosur si parim kryesor të policisë. Sot në Shqipëri gjenden policë të shndërruar në mercenarë që s’pyet për ligjin, vendin, Kushetutën, por vetëm vullnetin paranojë të kryenoterit, kryeprokurorit, kryepolicit, kryehetuesit ,Edi Rama. Kryekreu dëshiron të zëvendësojë Kushtetutën dhe çdo institucion në vend. Në shtetin policor ne s’jemi më një shtet me Kushtetutë. Rama kërkon të jetë vetë Kushtetuta, kjo e fundit për të është një rreckë që qeverisja Rama-Meta e ndryshojnë sipas oreksit” tha ai.Berisha deklaroi se 60 ditë qeverisje si në asnjë vend tjetër të lirë, me vendim të qeverisë Rama-Meta dhe urdhër të kryekreut Edi Rama, bëjnë të paqena nenet e kushtetues së vendit për pronat, banesat, si dhe një seri vendimesh të gjykatës kushtetuese. Si rezultat ai nuk ka nguruar të bëjë një krahasim me periudhën komuniste, por që në bindjen e tij as Enver Hoxha nuk vendosi ligje kaq ekstrem hetimi sa kryeministri Rama.“Me vendim të qeverisë Rama- Meta, dhe urdhër të kryekreut Rama, bëhen të paqena nene të Kushetutës së vendit, për pronat, për banesat, bën të paqena një seri vendimesh gjykatash, konventash evropiane. Policët pa një urdhër gjykate bastisin banesat. Në emër të kryekreut nuk lejojnë banorët të hyjnë në banesat e tyre, madje sikur të ishin pushtetues, i kërkojnë letërnjoftime.Qeveria Rama-Meta hoqi foton e presidentit. Ne nuk jemi më shtet me simbolet tona. Kërkon të ngrerë komision hetimor, dhe kështu vetë do të jetë kryehetuesi. As Enver Hoxha nuk vendosi ligje kaq ekstrem hetimi. Do jemi shteti i vetëm demokratik me kryeministër kryehetues” deklaroi Berisha.Berisha foli dhe për protestën kundër armëve kimike, duke e vlerësuar si historike. Ai akuzoi kryeministrin Rama se gënjeu Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë e botës për çështjen më të mprehtë të axhendës botërore siç janë armët kimike."Protesta e të rinjve për armët kimike le të frymëzojë shqiptarët. Ajo ishte protestë historike. Më e rëndësishme në historinë e vendit, pas protestës së dhjetorit 1990. Kjo gjeneratë dallon nga të gjitha të tjerat, se kjo gjeneratë e lirë nuk ka më qendrimin indiferent të shqiptarit ndaj rrezikut. Kjo protestë nuk kishte qëllim proamerikane. Kjo ishte një protestë e lirisë, dhe idhull të lirisë kanë SHBA. Në këtë protestë ata i dhanë një mesazh të shkëlqyer shoqërisë dhe politikës shqiptare. Është një fat i madh që kjo gjeneratë tregoi. Rama gënjeu Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë e botës për çështjen më të mprehtë të axhendës botërore siç janë armët kimike.Në 14 nëntor në darkë SHBA informoi shqiptarët se Edi Rama na ka thënë po për armët kimike dhe nëse do na thotë jo do ishim të zhgënjyer. Deri në darkën e datës 14 ai kishte mashtruar faktorin ndërkombëtar se do merrte armët kimike. Poul Walker i tha shqiptarëve tre ditë më parë se armët kimike do të vinin në Shqipëri. problemi është se për 2 muaj rrjesht kancelaritë më të mëdha të botës, për gati të gjitha kontigjencat që armët të trasportoheshin në Shqipëri, se kryeministri shqiptar kishte marrë përsipër t’i sillte këto armë. Dhe Shqipëria “jo-në” një minutë para se të mblidhej bordi, dhe ai u mblodh por vendin s’e caktoi. Pati edhe një dëm tjetër. Pasi Shqipëria refuzoi në minutën e fundit, marrjen e armëve bërthamore, shtrohet pyetja se cili shtet në Europë mund t’i marrë ato, dhe populli i tij të pranojë. Faktikisht kjo po ndodh. Sigurisht zgjidhje ka. Sekretari Kerri informoi se po shqyrtohen dy alternativa. Ky aspekt nuk është zbërthyer si duhet. Ne jemi mbajtur si komb që mbajmë fjalën, por Rama bëri diçka që s’ka ndodhur kurrë në historinë e një shteti të lirë. Mbajti botën dy muaj në këmbë, vuri dhe kushte, siç ishte vizita në Shtëpinë e Bardhë, dhe pastaj të thotë se nuk i bëj. Ky është Rama. Kërkova dorëheqjen. Në rafshin kombëtar është katastrofë”, tha Berisha.Duke iu referuar refuzimit të Kryeministrit Rama për ardhjen e tyre në Shqipëri, Berisha deklaroi se të njëjtën përgjigje do të kishte dhënë dhe vetë ai nëse do të gjendej në atë pozicion.“Për mua është më e lehtë të them Jo, por do e kisha të vështirë të thoja "Po". Dhe ju mos mendoni se nuk ka pasur ultimatum dhe po tu thuash po duhet ti pranosh. Pse do ju thoja jo? Së pari: Nuk është apokalipsi. Rreziku është sepse karamele nuk janë. Ky rrezik në të gjitha vendet e NATO-s, krahasuar me Shqipërinë është 0.1, ndërsa në vendin tonë është 0.4. Së dyti: Ka një problem shumë të mëdha me mbetjet. Janë 13 mijë tonë mbetjeje dhe në vlerësimin tim janë duheshin të paktën 10 vjet. Së treti: Shqipëria është pas vendeve të tjera dhe vendi ynë ka dy ekonomi, turizmi dhe investimet. Po të shkonte në Mjekës, nuk shkonte atje norvegjezi për të punuar. Në çdo vend zonat e banuara janë pranë. Kur u sulmua Siria unë isha gadishmëri dhe do të krijoja të gjitha lehtësitë”, - deklaroi Berisha.Berisha: Dalja ime në protestën kundër armëve kimike, simbolike“Opozita ishte në krah të protestës. Protestën e organizoi shoqëria civile, por njerëzit e opozitës ishin krah. Cila ishte mundësi jonë? Ne nuk mund të bëheshim shoqëri civile. Ne nuk mund të dilnim e të thonim, se ky po merr armët kimike. Pika e kthesës ishte deklarata e Pol Uolker në Al Jazeera”, theksoi Berisha. “Nuk mund të dilja pa dalë, por dalja ime ishte simbolike, jo për ta udhëhequr. Aty kishte mijëra të rinj, që më pritën me entuziazëm. Nuk shkova të flas, apo biseduar, shkova për të shkuar sepse ishte e pamundur të mos shkoja. Unë e studioja protestën, çdo minutë, pasi është protestë historike. Si një protestë e parë dixhitale, i përgëzoj ata. Disa prej tyre kishin marrë medalje për levizjet e tyre. Unë i mora parasysh edhe reagimet e tyre, pjesa dërmuese i brohoritën. Aty kishte edhe antiglobalistë, freshista. Ka një grup antiglobalistë, po çjanë ata? Janë marksistë. I përshëndes ata që më duartrokitën dhe ata që më thanë të ikja.Berisha: Nuk jam penduar që jam tërhequr, pyetja e Arvizu e pamend“Unë kam bërë shumë mirë që kam dhënë dorëheqjen. Ishin 8 vite në pushtet dhe për dy muaj, opozita është duke i riformatuar. A mund të bëjmë më shumë? Po mund të bëjmë më shumë. Por nëse do ishim në një vend tjetër, opozita do ishte duke u marrë me analizën brenda vetes”. Të bësh pyetjen se kush ëhstë kryetar i PD, është njësoj si të thuash po e drejton qeverinë shqiptare, Edi Rama, apo Vali Bizhga. Lulzim Basha është kryetar i PD me të gjitha atributet dhe të gjitha vendimet. Është pyetje e pamend e një diplomati, që i lejon vetes të bëjë një pyetje të tillë”.Berisha: “Korça”, çështje themelore e PD“Partia Demokratike nuk do të shkojë në zgjedhje pa e sqaruar këtë. Korça është zgejdhje themelore e PD. Pse e blenë votën ata. Këta po s’vodhën, nuk kënaqen kurrë. Sotiraq Filo ishte një kandidat shumë i mirë dhe i përgjegjshëm. Kanë bërë truke pasi ishin të pasigurtë. Opozita po nuk zgjidhi këtë problem, n k ka përmbushje misioni i saj. Kjo është vvështja numër një, çështja themelore. Po komplikohen problemet shumë”.Berisha: Ekonomia shqiptare në rrezik, Rama ka këshilltarë për breshkat, por jo për ekonominë“Sot agjencia “Moody’s” i binte këmbanave të alarmit, pasi ka marrë vesh veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie.Ne ruajtëm stabilitetin ekonomik. Nga 1.5 miliardë që ishte deficitë i të ardhurave ua rriti në 5.5 miliardë. Ndaj dhe “Moody’s” solli vlerësime të tjera. Të bërtasësh dy vjet për borxhin 60% si aktin më të rëndë, dhe ta çosh atë në 70%, është e rëndë. Ky është skenari i Papandreut. Ky është njeri analfabet në ekonomi. Ai ka këshilltarë për breshkat, por jo për ekonominë”, tha Berisha.Berisha: Shkarkimet nga puna te padrejta dhe në kundërshtim me ligjet“Rama kthen në shoqëri dënimin kolektiv. Kështu dënoi Gardën e Republikës. Faji i vetëm i tyre ishte se në 21 janar mbrojtën institusionet që Edi Rama donte t’i merrte me dhunë. Kështu bëri dhe shkritjen e policisë rrugore të vendit. Kjo pasi një patrullë kishte bllokuar makinën e kryekreut. Po kështu u bë dënimi kolektiv i policisë kriminale të vendit. Kishin dokumenta dhe përgjigje që konfirmonin të dhëna për Ramën dhe përfshirje në afera, kontrabandë, trafiqe, etj. Nëse dëgjuat Ramën kur tha se dy oficerë dizinformuan policinë nuk ishte e vërtetë. Njëri prej tyre u kthye në detyrë, pasi nuk kishte abuzuar detyrën. Ndërsa vetë Tahiri ka qenë aksioner tek lojërat e fatit, bashkë me të ndjerin Olsi, që u vra ditë më parë. Ato lojëra u shitën para se të fillojë operacioni për të pastruar fushën, por një prej atyre aksionerëve ka qenë ministri Tahiri. Dënime kolektive u bënë edhe tek tatimet dhe doganat. Policia socialiste vijon prishjen e ndërtimeve me leje dhe pa leje. Për ato pa leje e përgëzoj. Nuk japin asnjë dokument punonjësve që shkarkohen, nuk jepet asnjë letër për ata që u prishin shtëpitë. Kujt i shërbyen ata. I shërbyen vendit, integrimit, liberalizimit të vizave. Opozita i ka ngritur këto probleme në konferenca shtypi dhe në parlament. Por këta kanë vazhduar. Të gatshëm për çdo sakrificë janë shqiptarët. Kemi arritur deri këtu për një kohë shumë të shkurtër, por ata po na kthejnë pas. E çna mbetet ne, na mbetet për të luftuar për idealet”.