“Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, FRESSH thirrje të rinjve t’i bashkohen nismës

Të premten, më 22 nëntor, starton aksioni ekologjik “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë”. Nisma synon mobilizimin e çdo shqiptari brenda një dite në një aksion pastrimi, i cili do të shtrihet nëpër rrugë, parqe, lumenj, qytete e komuna në mbarë vendin.Këtij aksioni i është bashkuar FRESSH, i cili u ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen më 22 nëntor për t’i dhënë vendit një pamje të re, të pastër dhe dinjitoze.“Ne si FRESSH besojmë se ky aksion përbën një lajm pozitiv për të rinjtë, vlerat ekologjike dhe ndërtimin e Shqipërisë të pastër dhe të gjelbër që ëndërrojmë. Ndaj, Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë shprehet jo vetëm entuziast, por edhe i gatshëm të ndihmojë në çdo lloj mënyre dhe me cdo mjet qe kemi ne dispozicion per te kontribuar ne aksionin “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një ditë”. Më 22 nëntor, së bashku me nënkryetarët e tjerë të FRESSH, Erlisin, Arturin, Jolezën e Marian, do t’i përvishemi punës për të pastruar Qytetin e Studentit. Ftojmë të gjithë studentët që të na bashkohen, për t’i rikthyer pastërtinë dhe dinjitetin ambientit ku studiojmë e jetojmë. U urojmë punë të mbarë mijra studentëve që me entusiazëm e energji do të jenë vullnetarët model nëpër rrethe” deklaroi nënkryetari i FRESSH, Juxhin Çela.