Shkollat e zonave rurale, mësimi kryhet me 10 nxënës në gjithë godinën

Ulja e numrit të nxënësve në shkollat e zonave malore dhe rurale mbetet një shqetësim për Drejtorinë Rajonale Arsimore ne Elbasan.Në shkolla të fshatrave të komunës së Gjinarit, është evidentuar ulje e ndjeshme e numrit të nxënësve që arsimohen ne shkollat e zones, ku numri i tyre shkon deri në 10 femije. Kjo ulje ka ardhur per arsyet e levizjeve demografike ne vite.Drejtori i komanduar i Drejtorise Rajonale ne Elbasan, Alqi Çabiri, ne nje interviste per Ora News shprehet se po organizohet nje plan- studimi per keto zona, ku keta pak nxenes qe kane mbetur te mundin ti ndjekin studimet ne nje shkolle me te populluar.Pritet qe ky organizim të rrisë efiçencën në mësim dhe nuk do të lejojë investime të kota.