Aksidenti në Peqin, i mbijetuari në gjendje të rëndë shëndetësore
Nje prej te mbijetuarve nga aksidenti tragjik, i cili mori kater jete njerezish diten e djeshme ne Elbasan, Olsi Beu 25 vjeç,vazhdon te jete nen kujdesin e mjekeve te po ketij qyteti. Gjendja e tij shendetesore paraqitet e renduar, por per fat te mire ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Mjeket bejne me dije se ai ka thyer nje prej gjymtyreve te poshtem dhe te siperm, ndersa i eshte hequr edhe organi i shpretkes.Aksidenti u shenua ne aksin Peqin-Gjocaj, ku 3 automjete u perfshine ne aksident. Pavaresisht ndihmes se pare 4 persona humben jeten, ndersa tre te tjere ngelen te plagosur. Shpejtesia dhe mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor vazhdon te marre jete ne Shqiperi, duke shenuar aksidente automobilistike ne çdo cep te Shqiperise.Policia rrugore ka nisur zbatimin e urdherit per arrestimin e te gjithe drejtuesve, te cilet shkelin rregullat e qarkullimit, duke u perpjekur te minimizoje sadopak keto ngjarje, te cilat tashme per fat te keq jane kthyer ne te perditshme ne vendin tone.